×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti sot i mbledh ministrat

    Insajderi
    22 November 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e 174 sot nga ora 10:00.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

    Në rend dite janë 13 pika që do të diskutohen.

    1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet: 165, 169 dhe 171 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 166, 167, 168 dhe 170 elektronike/korresponduese tè Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

    2. Shqyrtimi i Projektligjit për Gjendjen Civile (MPB)

    3. Shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftimin (MPB)

    4. Shqyrtimi i Projektligjit për Rininë (MKRS)

    5. Shqyrtimi i Projektligjit për Regjistrimin e Pronarëve Përfitues (MINT)

    6. Shqyrtimi i Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme (MMPHI)

    7. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës (MFPT)

    8. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Funksionimin dhe Punën në Qendrën për Strehim, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Nivel të Mesèëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë (MPB)

    9. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjete buxhetore për mbështetje financiare Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si Kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global (MPB)

    10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Kijevë-Dollc (MMPHI)

    11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “‘Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda” (MMPHI)

    12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndertimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kygja me Autoudhën “‘Ibrahim Rugova” ne Prizren-Jug(MMPHI)

    13. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit në Fushèn e Hekurudhave (MMPHI)

    14. Te ndryshme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark