×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurti ka degraduar postin e Kryeministrit, Jabllanoviq po tallet me të”

    Insajderi
    21 June 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Kurti e ka degraduar postin e Kryeministrit.

    Ky reagim i tij ka ardhur pas videos së kryeministrit Albin Kurti, i cili në mënyrë të çuditshme flet për arsyet që kanë çuar në tërheqjen prej zgjedhjeve të fundit në veri të politikanit serb Aleksandër Jabllanoviqit.

    Sipas Gjoshit, tani edhe Jabllanoviq po tallet me të.

    Albin Kurti, gjatë opozitarizmit të tij e kishte rrotulluar Kosovën në kërkim të shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, i cili i kishte fyer rëndë nënat nga Gjakova. Por, tani si kryeministër, deklaroi se ka qenë i gatshëm që ta pranonte të njëjtin Jabllanoviq si kryetar të Leposaviqit. Ende pa u bërë një javë nga deklarata e mësipërme, Kurti, siç e pranoi edhe vet, bëri një paraqitje skandaloze duke u mbështetur në thashetheme dhe jo në fakte. Kjo qasje joserioze e Kurtit, i dha mundësinë Jabllanoviqit që të tallet publikisht me të”, ka theksuar Gjoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark