×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Kurti ndëshkon lehtë “kaubojin” – në vend të shkarkimit vendos një “komitet ekzekutiv” mbi kokën e Latifit

    Insajderi
    14 September 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta bëjë rishikimin e punës së ministrave të tij. Por, para se ta marrë ndonjë vendim për shkarkimin e mundshëm të Rifat Latifit, ministrit të Shëndetësisë, fillimisht ka vendosur ta ndëshkojë lehtë atë – duke ia vënë një “komitet ekzekutiv” mbi kokën e tij.

    Gazeta Insajderi

    I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, e ka pranuar se gjendja në sistemin e shëndetësisë është aq e rëndë, sa që me të nuk mund te merret vetëm Ministria e Shëndetësisë.

    “Unë nuk do të jem ministër i Shëndetësisë, ministër është Rifat Latifi, por gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, tha Kurti në konferencën për media, pas mbledhjes së 96-të të Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pas vendimit për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, të cilin do ta drejtojë vetë ai.  

    “Si kryeministër propozoj që të themelohet Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko privat. Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, ka Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta bëjë rishikimin e punës së ministrave të tij. Por, para se ta marrë ndonjë vendim për shkarkimin e mundshëm të Rifat Latifit, ministrit të Shëndetësisë, fillimisht ka vendosur ta ndëshkojë lehtë atë – duke ia vënë një “komitet ekzekutiv” mbi kokën e tij.

    Latifi ende nuk ka folur për këtë çështje, por mbi themelimin e të njëjtit komision ka folur një ish-ministër i Shëndetësisë.

    “Komisioni…”, argument i dështimit në menaxhimin e shëndetësisë”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pse komision për gjendjen në shëndetësi?

    Ndoshta, se ai nuk do të mbahet mend, për asnjë çështje me rëndësi të kryer në sistemin e shëndetësisë, për dhjetë muaj, prej se kur e ka marrë pozitën – pos për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.

    Katër ditë më parë, Gazeta Insajderi, ka zbuluar ekskluzivisht shpenzimet e Latifit për udhëtimet që i ka bërë nga nëntori i vitit të kaluar.

    Sipas ministrisë që e drejton, Latifi në periudhën janar-korrik ka zhvilluar vizita në katër shtete.

    “Sa u përket shpenzimeve të udhëtimit të Ministrit Latifi, ju informojmë si në vijim:

    Gjatë periudhës Janar – Korrik 2022, Ministri Latifi ka realizuar vizita në SHBA, Turqi (mars), Norvegji (prill) dhe në Austri (korrik), ku vlera e shpenzuar për shërbimet e transportit ajror ka qenë: 1 mijë e 917 euro”.

    “Vizitën në SHBA, ministri Latifi e ka realizuar me mjete vetanake financiare”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Insajderin.

    Por ky institucion nuk treguar specifikisht sa ka shpenzuar ministri për akomodim dhe mëditje në këto udhëtime.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e shpenzimeve të ministrit Latifi nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike. Aty tregohen vetëm për bileta avioni, reprezentacion dhe karburante.

    Gjatë kësaj periudhe në krye të MSH-së Latifi ka shpenzuar 1 mijë e 797 euro për reprezentacion. Më se shumti në muajin qershor 676 euro dhe në mars 406 euro mars, shkruan Insajderi.

    Kurse për karburante në total 1 mijë e 300 euro.

    “Qu prej gjumit ministër”- aksioni i djeshëm i PSD-së para ministrisë së Shëndetësisë

    Me parullën “Qu prej gjumit ministër”, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar dje një aksion para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, gjatë këtij aksioni ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi që të merret me gjendjen emergjent të shëndetësisë në vend.

    “Le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë, le të zgjohet dhe le ta sheh se kemi mungesë 4000 infermierë, pra 220 mjekë që kanë ikur për dy vjet”, tha Kuçi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo ka deklaruar se edhe para disa ditësh kanë pasur një aktivitet para QKUK-së me shtrimin e tepihut të kuq.

    “Para disa ditëve në shkallët e emergjencës ia shtrim tepihun, ministrit Latifit, e shtrim atë tepih, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte, ndoshta i nxitur edhe nga flamuri i tepihut, duke e parë gjendjen që është në spitalet tona”, ka theksuar Kuçi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kuçi tha se kjo parti po dërgon alarm për zgjimin nga gjumi të Latifit pasi sipas saj ai vetëm me udhëtime është merr gjatë kësaj periudhe.

    “Ai është nga fluturimi në fluturim, po e lëshojmë një alarm, ‘qu prej gjumit edhe puno”, tha më tej Kuçi.

    Komisioni për Shëndetësi takohet qysh sot

    Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti, ka njoftuar se Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi pritet të takohet qysh sot.

    Siç bëhet me dije në njoftimin e qeverisë mbledhja e parë e këtij komisioni do të mbahet sot nga ora 17:300 në ndërtesën e qeverisë.

    Sipas burimeve të Gazetës Shneta anëtarë të këtij komisioni do të jenë, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvëndësministrja, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri Arsim Berisha, Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, UD. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci si dhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Ulaj.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark