×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti nga Vjena: Ekonomia e Kosovës më e larta që nga pas lufta

    Insajderi
    14 November 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kryeqendrën austriake, ka filluar Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilën po marrin pjesë akterë politikë dhe ekonomik nga rajoni dhe BE-ja.

    Në kryeqendrën austriake, ka filluar Forumi Ekonomik i 19 i Vjenës, në të cilën po marrin pjesë akterë  politikë dhe ekonomik nga rajoni dhe BE-ja. Në këtë forum kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

    “Rritja ekonomike e Kosovës, është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga pas lufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Kemi ardhur më afër tek aspiratat tonë demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruara tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejtë pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

    Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për arritjet e Kosovës, sa i përket rangimit në aspektin e drejtësisë, që sipas tij, Kosova është ngritur 17 vende më lartë.

    Kurti ka folur edhe për përkrahjen e qeverisë për qytetarët e Kosovës, përmes pakove ekonomike dhe të përballjes me inflacionin, duke përmendur përkrahjen që ka dhënë qeveria ndaj pensionistëve, studentëve, bizneseve etj.

    Ai ka potencuar edhe për largimin e influencës publike nga administrata në Kosovë, doganë, ATK, në transmetuesin publik e që është vlerësuar edhe në raportet ndërkombëtare. “Unë besoj se rritja ekonomike dhe prosperiteti në Evropën Juglindore mund të arrihet më së shumit me demokratizimin e  qeverive dhe vlerave”, tha ai.

    Kurti folur edhe për projektet e energjisë që parashihet në zhvillohen në Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.

    “Sa i përket energjisë së ripërtëritshme, strategia jonë është që të vazhdojmë me dekarboniziminin dhe të rrisim efiçiencën dhe të mbrojmë konsumatorin, kemi një strategji shumë ambicioze dhe një agjendë që bazohet në Deklaratën e Sofjes. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavat energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark