Kurti nuk heq dorë nga vendimi: Kosova u tregua zemërgjerë - Insajderi
×
Insajderi

Kurti nuk heq dorë nga vendimi: Kosova u tregua zemërgjerë

Insajderi
23 November 2022 - 10:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar kabinetin qeveritar dhe qytetarët e vendit për procesin e dialogut me Serbinë. Duke folur për situatën e fundit të krijuar në Veri, Kurti tha se Kosova është treguar shumë “zemërgjerë” lidhur me dialogun. Ai fajëson Serbinë që nuk i ka pranuar asnjë opsion që janë prezantuar në muajin Prill.

Pala kosovare, sipas tij është treguar mjaft aktive për dialogun.

Gjashtë muaj është diskutuar për targa në Bruksel. Dhe në fund kanë qenë 8 opsione. Prej këtyre 8 opsione nja tri kanë qenë më të përshtatshme për neve e nja 5 jo. Por Serbia se ka pranuar asnjë. I ka refuzuar të gjitha. Dhe ne nuk e morëm vendimin ne prill kur i kanë refuzuar të gjitha opsionet. Por e morëm në fund të qershorit. Vendimi ynë vjen pasi Serbia I refuzoi të gjitha opsionet”, tha Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell e ndryshoi premisin e negocimit duke iu përshtatur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Përfaqësuesi e ndryshoi premisin e negociimit filloi të insisitoj vetëm në një marrëveshje, pezullimin e vendimit për targat. Propozimi franko-gjerman u hoq nga agjenda duke iu përshtatur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

Kryeministri ka theksuar se liderët shtetëror thirren për marrëveshje finale e jo për çështje teknike.

“Liderët shtetëror thirren për marrëveshjen e madhe e finale. Nuk jam as polic as komandant stacioni as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështjesh teknike që dalin nga bisedimet. Ka profesionist të zot që i zhvillojnë këto llojë bisedimesh. Unë shkojë atje për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka theksuar se ishte i fundit që kishte dal nga ndërtesa duke pritur edhe një përpjekje të fundit.

“Autorët e BE-së e braktisën propozimin e tyre dhe takimi përfundoi. Unë isha I fundit që e lëshova ndërtesën se mendoja do ketë edhe një përpjekje të fundit. Lajcak e bëri atë përpjekje me një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së por më pas na njoftoi se Vuçiq nuk e ka pranuar këtë, ndërkaq Borrell ndodhej në një konferencë për media. Vendimi ynë për targat nuk mund të jetë objekt i negociimit. Ne e kemi treguar zemërgjerësinë tonë sa i përket kohës dhe mënyrës së implementimit”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark