×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti që frikësohet nga përballja me gazetarët e analistët i jep intervistë Xuxit

    Insajderi
    15 April 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për një kohë, Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, nuk pati dhënë asnjë intervistë për mediat në Kosovë.

    Ai zgjodhi të mospërballej më gazetarët dhe analistët kosovarë.

    Mediat në Kosovë, i citonin deklaratat e tij nga mediat e huaja, aty ku Kurti fliste për ‘suksesin’ që ka shënuar qeverisja e tij në këto dy vjet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Por, ka pak javë – duket se pas kritikave të mëdha që ka marrë për mosparaqitjet e tij në mediat kosovarë – ai ka filluar të shfaqet në to.

    Intervistën e parë pas një periudhe goxha të gjatë, Kryeministri e dha më 29 mars për TV Dukagjinin.

    Për të pasur edhe një tjetër menjëherë të nesërmen në Klan Kosova, televizionin që dikur e refuzonte “kategorikisht”, ndonëse sërish në studiu nuk iu shkoi. Intervistën në Rubikon e dha nga Zyra e tij në Kryeministri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Dy javë pas këtyre intervistave, Kurti ka shkuar dje në ndërtesën e Radio Kosovës, tek “Tre Sheshirat”, për të folur në emisionin “Metropol” të Xuxit.

    I pari i qeverisë tha se me Xuxin biseduan për rrugët dhe kujdesin në trafik, dy vjet të qeverisjes, muzikën, Inteligjencën Artificiale e shumëçka tjetër.

    Kryeministri këtë bisedë e ka cilësuar të këndshme, duke thënë se Xuxi atë e vendosi “ndërmjet këngëve “Tëo more years” (… so hold on) dhe “One” (… but ëe’re not the same)”, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Shiko edhe:

    @insajderiinsajderi #shqiptare #shqipe #kosova #montenegro #tiktokkosova #gjuhashqipe #shqip #kosovaisalbania #fyp #viral #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark