×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Kurti sot në Paris: Mund të kem takim me Vuçiqin

    Insajderi
    10 November 2022 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në një videomesazh, Kurti ka thënë se në Paris mund të ketë një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Ai ka bërë të ditur se për në Francë do të udhëtojë i shoqëruar nga gruaja e vet, derisa ka shtuar se me vete do të ketë edhe ekipin nga kryeministria.

    “Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

    Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për opsionet sa i përket marrëveshjes me Serbinë.

    “I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen e mirupafshim. Ju dëshiroj natë të mirë e ditë të mbara”, ka njoftuar Kurti përmes një video në rrjetin social Facebook”, ka shtuar ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark