Kanë mbetur edhe pak ditë që nga dita kur qytetarët do të vendosin se për cilën subjekt politik do të votojnë, shkruan OnAir.
Një nga kandidatët për deputet në këto zgjedhje është edhe Ruzhdi Matoshi. Ai garon nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 34.
Me 14 shkurt të vitit 2008 ai kishte mbajtur një fjalim që kishte dridhur parlamentin e Maqedonisë duke thënë se Putin ka rënë në dy gjunjë.
Ndërsa sot përmes një video mesazhi ai ka treguar që tashmë me 14 shkurt 2021 është koha që ta rrëzojnë në gjunjë Vuçiqin.