×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kuvendi miraton projektligjin për Anti-Doping

    Insajderi
    29 September 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Anti-Doping, i prezantuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

    Nga 67 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan pro.

    Çeku tha se ky projektligj parasheh rregullimin e fushës së Anti-Dopingu në sportin e Kosovës, i cili ka tre objektiva.

    “Nën 1 është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, nën 2 është kujdesi i shëndetit të sportistëve në Kosovë dhe nën 3 është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në gara sportive”, tha Çeku.

    Nëse lexuesit nuk e kuptojnë se çka është dopingu, deputeti Jahja Kokaj u përkujdes që ta shpjegojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark