×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi s’i legjitimon negociatorët

    Insajderi
    13 September 2018 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi dialogues qeveritar, të cilin e kryeson Fatmir Limaj, vështirë se do të arrijë të votohet në Kuvendin e Kosovës. Negociatorët nuk po pranohen as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës.

    Delegacioni i caktuar nga Qeveria e Kosovës për negociata me Serbinë, në kuadër të fazës finale të procesit të dialogut, është thuajse i pamundur të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

    Ky delegacion që kryesohet nga Fatmir Limaj nuk po pranohet as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës.

    Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ekipi që udhëheq këtë proces duhet të legjitimohet nga Parlamenti, ashtu sikurse duhet të legjitimohet edhe platforma e negociatave me Serbinë.

    Në anën tjetër, pavarësisht se kryesuesi i këtij delegacioni, i caktuar nga Qeveria, Fatmir Limaj, është shprehur i gatshëm që udhëheqjen t’ia kalojë opozitës, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë shprehur kundër këtij ekipi.

    Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ky ekip nuk ka kurrfarë roli përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ulet dhe diskuton ende në tavolinë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ndërkaq deputetët e PSD-së konsiderojnë se ekipi negociator nuk mund të caktohet nga ekzekutivi në asnjë mënyrë pa u ulur për të diskutuar rreth kësaj çështjeje fillimisht. /Zeri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark