×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është kosovari që u ekzekutua në ballkonin e banesës në Suedi

    Insajderi
    10 July 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është qëlluar për vdekje në ballkon në Stokholm të Suedisë.

    Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktima është Gazmend Osmani nga Mitrovica.

    Sipas informacioneve të Aftonbladet, 35-vjeçari është i lidhur me bandat në Stokholm dhe në banesë thuhet se ka pasur edhe fëmijë.

    Njëri nga fqinjtë e tashmë të ndjerit ka rrëfyer përkitazi me këtë rast, transmeton Indeksonline.

    “Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjura bërtima të forta”, thotë fqinji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark