×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është momenti i arrestimit të gruas që dyshohet se shkaktoi tragjedinë në Stamboll

    Insajderi
    14 November 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këto janë pamjet e arrestimit të gruas që konsiderohet si e dyshuara kryesore për bombën që shkaktoi shpërthimin në pedonalen Istiklal në Stamboll mesditën e djeshme. 

    Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë.

    Në të njëjtën kohë, përdoruesit e Twitter publikuan foto të gruas së dyshuar pas arrestimit të saj. Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të gruas duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit vdekjeprurës që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.

    Arrestimi i “personit” që dyshohet se la bombën në Stamboll u njoftua sot, nga ministri i brendshëm turk Suleiman Soylu, duke fajësuar  PKK -në, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin e djeshëm. Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftoi se më shumë se 20 të dyshuar u arrestuan, duke përfshirë edhe personin që dyshohet se la mjetin shpërthyes në Avenue Istiklal , pedonalen e njohur të Stambollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark