×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është reagimi i Marko Gjuriq pasi iu publikua fotografia me Milan Radojçiq

    Insajderi
    10 March 2024 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Udhëheqësi i grupit terrorist serb, që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radojçiqi është fotografuar në takim me Marko Djuriç.

    Këtë takim, Marko Gjuriq e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë. Gjuriq, për takimin me terroristin thotë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.

    “Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriq.

    Më tutje ai ka thënë se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiq.

    “Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

    Mes tjerash ai ka përmenudr edhe takimet me Kurtin e Sveçlën, dhe ka akuzuar krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”.

    Ai ka paralajmëruar rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.

    “Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”.

    Djuriç është njëri ndër emrat e përfolur për kryeministrin e ardhshëm të Serbisë.

    Ka shërbyer si ambasador i Serbisë në SHBA, në periudhën 8 tetor 2020 deri më 3 korrik 2021.

    Si dhe ka qenë drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, për shtatë vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark