Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Budapest para ndeshjes me Bjellorusinë në kuadër të eliminatoreve të Evropianit 2024 po zhvillohet pa futbollstin e Galatasarayt, Milot Rashicën.
Kosova është duke e zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme dhe Rashica sipas të gjitha gjasave do të jetë mungesë te kombëtares tonë.
Kosova vjen te ndeshja me bjellorusët pas një barazimi me Rumaninë në Prishtinë, ndërsa bjellorusët janë mposhtur nga Izraeli me një përmbysje rezultati.
Aktualisht Grupi I ku është Kosova kryesohhet nga Zvicra, e cila pas tri ndeshjeve ka arritur të grumbullojë nëntë pikë.