Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Bunjaku është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërkaq sulmi brutal i grupit terrorist është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.