×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Lajçaku i mirë, Lajçaku i keq”, Çitaku kritikon liderët institucionalë

    Insajderi
    19 January 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Çitaku nga PDK, tha se liderët institucionalë janë joserioz dhe të papërgjegjëshëm.

    Çitaku këtë e tha për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun Kosovë-Serbi nga Qeveria.

    Çitaku në “Facebook” ka shkruar se për shkak të pozitave që mbajnë janë të dëmshme për vendin.

    “Është i mirë propozimi i BE për asociacionin; Jo nuk është i mirë propozimi i BE; E kemi pranuar propozimin e BE; Nuk e kemi pranuar propozimin e BE; S’ka autonomi për serbët e Kosovës; Ka autonomi për serbët e Kosovës; Lajçak është i mirë; Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark