×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçaku: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të largohen

    Insajderi
    06 October 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu do të vazhdojë medoemos pasi ka arsyetuar se pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për asnjërën nuk do të ketë të ardhme evropiane.

    Ai ka shtuar se normalizimi kërkon kompromis dhe ai duhet të arrihet përmes dialogut.

    “24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”, tha ai në forumin 2BS që po mbahet në Budva.

    “Kushdo që thotë se dialogu ka vdekur, thotë se e ardhmja evropiane ka vdekur – sepse rruga në Evropë e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes normalizimit”.

    Lajçak ka paralajmëruar se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të largohen dhe se këtë ai vetë e mbështet.

    “Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark