×
  • Sport
  • Sport

    Lajmi i ditës: Albion Rrahmani transferohet në Rumani për një shifër REKORDE!

    Insajderi
    31 July 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albion Rrahmani po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Ballkanit, pasi pritet ta bëj hapin e madh në karrierë.  Sulmuesi kosovar karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun te skuadra e madhe Rapid Bukuresht.

    Ka qenë mediumi rumun ‘Fanatik.ro‘ që e ka bërë fakt të kryer transferimin e Albion Rrahmani te skuadra e madhe rumune.

    Gjithnjë sipas këtij mediumi, shifra që do të paguhet për Rrahmanin te Ballkani është 600 mijë euro, një shifër rekorde për futbollin kosovar pasi asnjë futbollist më parë nuk është larguar për një shumë të tillë.

    Ballkani do të zhvilloj këtë javë ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës me Larnen dhe kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Albion Rrahmanin me fanellën e Ballkanit.

    22-vjeçari ka qenë i pandalshëm sezonin e fundit ku realizoi 30 gola dhe asistoi në tetë të tjerë në 50 ndeshje zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark