Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping, peshëngritësit shqiptar nga Peqini është gjetur gjurmë të SARM, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.
SARM është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.
Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë. /Dosja/