UEFA ka vendosur të bëjë short të ri për fazën e 1/16 të finales të Ligës së Kampionëve pas gabimit që ndodhi me vazon e Manchester United, shkruan Insajderi.com.
Klubet spanjolle Atletico Madrid dhe Villareal kanë bërë kërkesa zyrtare për short të ri, të cilin e ka aprovuar UEFA.
Short i ri do të fillojë nga ora 15:00 gjatë ditës së sotme.
“Pas një problemi teknik, shorti është anuluar dhe do të bëhët komplet i ri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s, transmeton Insporti.com. /Insajderi.com/