×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Visar Bekaj pezullohet për 12 muaj – kjo është arsyeja

    Insajderi
    26 May 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, ka marrë një pezullim prej 12-të muajve nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Në vendimet e këtij komisioni, të publikuara të premten, thuhet se Bekaj është dënuar në bazë të nenit 50/1 për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës. Po ashtu, Bekaj ka marrë edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.

    Ky pezullim për Bekajn ka ardhur një ditë para barazimit 2:2 të Tiranës në shtëpi kundër Bylisit, ndeshje kjo që u përcoll me polemika dhe dhunë. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Tiranës u futën në fushë dhe e sulmuan arbitrin kryesor, ndërsa Bekaj nuk është përmbajtur në një deklaratë televizive.

    “Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

    Krahas Bekajt edhe disa futbollistë tjerë të Tiranës, kanë marrë pezullime (4, 6, 8, 12 e 24 muaj), përfshirë edhe sulmuesin Florent Hasani që është pezulluar për katër muaj për sjellje josportive.

    Ndërkohë, edhe ndaj Tiranës është marrë një masë e përkohshme që ndeshjet në shtëpi ti luajë pa shikues në një afat prej 90-të ditësh. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark