Kampionati italian Serie A sot është rikthyer pas pushimit dy javor dimëror për të zhvilluar xhiron e 20-të. Ndeshja Lazio – Empoli pritet të jetë tejet interesante për shkak të renditjes së tyre tabelare dhe futbollistëve shqiptarë që luajnë në këto dy skuadra, shkruan Insporti.com.
Për Lazion nga minuta e parë do të jenë dy reprezentuesit shqiptarë, Thomas Strakosha në portë dhe në mbrojtje Elseid Hysaj, ndërsa në bankën rezervë do të jetë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Në skuadrën Empolit nga minuta e parë do të jenë Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.
Në bankën rezervë janë Samir Ujkani dhe Kristian Asllani.
Lazio pas 19 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë, ndërsa Empoli në të nëntin me 27 pikë.
Ndeshja fillon nga ora 14:30 dhe zhvillohet në stadiumin olimpik të Romës. /Insporti.com/