Leon Rashica është futbollisti që premton shumë. Rashica i lindur dhe rritur në Gjermani ka një të ardhme të ndritur në futbollin evropian, shkruan Insajderi.
Sulmuesi i talentuar me prejardhje nga Kosova, po vazhdon të ketë ngritje të lartë në karrierën e tij.
Ai në ndeshjen e fundit që e zhvilloi shënoi një super-gol duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
15- vjeçari, Leon Rashica pritet të ftohet nga kombëtarja e Gjermanisë U-17 dhe e Shqipërisë.
Ndryshe nga Kombëtarja e Kosovës U-15, me përzgjedhësin Arsim Abazi i cili nuk e sheh si pjesë të skuadrës një futbollist si Rashica.
Karrierën e ka nisur në klubin gjerman SV Ellingen dhe tashmë po e vazhdon në Victoria Koln. Luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe sipas agjentit të tij, ai tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura gjermane./Insajderi/