×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lilaj: Ende nuk e kam përfunduar me Prishtinën – Dinamo është vetëm një ide

    Insajderi
    16 December 2021 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sabien Lilaj pritet të jetë përforcimi i parë i Dinamo Tiranës në afatin kalimtar të janarit.

    “Panorama Sport” zbulon se ka një marrëveshje në parim mes klubit kryeqytetas dhe futbollistit, i cili së fundmi ka te FC Prishtina.

    Pritet vetëm që të përcaktohen disa detaje të fundit dhe kjo do të ndodhë sapo Lilaj të dalë i lirë nga klubi i Prishtinës, ku ka pasur probleme financiare gjatë periudhës së fundit.

    Lojtari ka kërkuar largimin, sepse ka disa muaj që nuk paguhet, ndërkohë që te Dinamo mezi e presin, duke ditur që në mesfushë kanë probleme të mëdha.

    Sigurisht, palët do të takohen sërish për të qartësuar akordin e tyre përfundimtar dhe Lilaj mund të nisë menjëherë stërvitjen me blutë, ndoshta që pa u mbyllur viti 2021.

    Lilaj, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka dashur të thotë shumë gjëra, sepse më parë duhet të mbyllë çështjen e dokumentacionit me Prishtinën. “Nuk mund të flas shumë për momentin, nuk kam vendosur përfundimisht, por së pari duhet të mbyll gjithçka me Prishtinën. Dua të përqendrohem në Tiranë dhe Dinamo është një ide”, është shprehur shkurt Lilaj për gazetën.

    Në futbollin shqiptar Lilaj ka veshur fanellën e Tiranës dhe Skënderbeut, si dhe ka pasur një huazim të shkurtër për Kupat e Europës te Kukësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark