Këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi është shumë afër finales së talent showt amerikan, American Idol. Ajo mbrëmë ka kënduar “My kind of love” nga Emeli Sande. Ky interpretim i ka siguruar asaj një vend në 48-të garuesit më të mirë të këtij sezoni, duke kaluar me sukses fazën e katërt.
Edhe pse shfaqja e saj nuk u shfaqë në ekranet televizive Halimi në kualifikimin e fazës së pastë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Ia dola edhe kësaj here, edhe pse përformanca nuk u pa në televizion shkaku i shumë konkurrentëve. Jam gati për raundin tjetër”, ka shkruar Linda Halimi në Facebook.
Linda po ec me hapa të suksesshëm drejt finales së American Idol. Të premten ajo do të provojë veten në raundin tjetër, gjersa numri i konkurrentëve po zvogëlohet para netëve live në Hollivud, ku më pas voton juria dhe publiku./ Insajderi.com.