Të jesh lider me cilësi dhe çmime, në një treg konkurues siç është tregu në vendin tonë, duhet angazhim dhe punë profesionale. Këtë çdo herë e ka dëshmuar kompania e njohur e derivateve Petrol Company, e cila në vend operon që nga viti 1989.
Prandaj Petrol Company sh.p.k, për të gjithë klientët lojal të kompanisë ka lansuar edhe Bonus Kartelat, si shpërblim për të gjithë konsumatorët e saj.
Por pse kjo kompani e specializuar dhe e akredituar me ISO standarte ka moto të tyre: ‘’Jeto më lirë me Petrol Company’’?
Sepse jeta e qytetarëve është më e lirë duke u furnizuar dhe kryer shërbime të tjera në Petrol Company.
E pse ndodh krejt kjo?
Sepse ju kurseni kur nuk mashtroheni dhe litri është litër.
Sepse ju kurseni duke u furnizuar me çmimet më të lira në treg.
Sepse cilësia kualitative e derivateve, bënë që asnjëherë mos të keni defekte në automjetet tuaja dhe kurseheni nga defektet.
Përveç këtyre, kompania ka lansuar Bonus Kartelat për të gjithë klientët e saj, ku për çdo furnizim në pompë, restaurant apo market do të fitojnë pikë, ku pikët e grumbulluara kanë mundësi t’i shfrytëzojnë për çdo shërbim në Petrol Company.
Petrol Company 5 vitet e fundit ka investuar shumë në vetëdisimin e konsumatorëve, duke i njoftuar publikisht, përmes reklamave të ndryshme si: “aty ku litri është litër”, “furnizohu me çmimet më të lira në treg”, “kurseni duke u furnizuar në Petrol Company” etj.
Përfaqësuesit e Petrol Company kanë thënë që asnjëherë nuk do i zhgënjejn klientët e tyre, do vazhdojnë të sjellin risi dhe projekte tjera në vazhdimësi për t’i shpërblyer klientët besnik, që gjithmonë besuan tek ne. Vlen të ceket, se kjo kompani dita ditës, po e zgjeron rrjetin e kësaj industrie në tërë territorin e Kosovës, në hapa gjithmonë e me të sigurtë. Për arsye të korrektësisë Petrol Company, furnizon momentalisht rreth 80% të ambasadave, Komunave, Eulex-in, UNMIK-un dhe rreth 400 Organizata, institucione dhe kompani të ndryshme.