×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool me ofertë zyrtare për yllin italian!

    Insajderi
    23 June 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Liverpoolit i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të premten.

    Bëhet e ditur se Liverpooli ka ofruar 40 milionë euro për ta bindur Juventusin në lirimin e Chiesas gjatë kësaj vere. Chiesa pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

    25-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Juventusi, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

    Chiesa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa në Torino u transferua para tre vjetësh nga skuadra e Fiorentinës.

    Edicionin e fundit, ai shënoi 4 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat për Juventusin. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark