×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    Lloçi në stadium- Reagon Komuna e Prishtinës: Nuk është përgjegjësi e jona

    Insajderi
    13 November 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kushtet e mjerueshme të fushës së stadiumit që mban emrin e “Fadil Vokrrit”, ishin kryetemë mbrëmë pas ndeshjes Kosovë-Izrael.

    Reagime të shumta gjatë ditës së sotme ka pasur për mirëmbajtjen e stadiumit, disa duke e kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës e disa Komunën e Prishtinës.

    Pas kritikave Komuna e Prishtinës ka reaguar duke thënë se kjo çështje është obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës e nuk është përgjegjësi e Kryeqytetit.

    “Kjo përgjegjësi është e rregulluar me nenin 3, paragrafi 1.3. të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 30 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Nga Komuna kanë thënë se janë duke punuar për ndërtimin e stadiumit të ri të Kryeqytetit.

    Gjatë ditës Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin lidhur me kritikat që u shigjetuan në drejtim të federatës për gjendjen e stadiumit, megjithatë ai refuzoi të përgjigjet. Ademi tha se po e pret raportin nga kompania mirëmbajtëse e stadiumit, teksa kërkoi që të bisedohej me ta për baltën e stadiumit të kombëtares.

    “Për këta është mirë me i thirrë ata që merren me këtë punën e barit, është ekipa atje, ata janë duke punu dhe mundet me folë dikush prej tyre. Tash na te shohim për çka ka ardhë deri tek ajo, duhet me e pritë raportin, tani e shohim çka thonë raportet”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark