×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Lufta” me tre drejtorët e shkarkuar të Inspeksionit – Kush do të jetë drejtori i dëgjueshëm i Bulliqit

    Insajderi
    04 August 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karrikja e drejtorit të Inspeksionit në komunën e Podujevës ka mbetur e zbrazur që nga e martja kur u shkarkua Besnik Mulliqi. Se kjo drejtori është pozitë “problematike” për këdo që synon ta drejtoj, e dëshmojnë përplasjet e Bulliqti me tre drejtorët e shkarkuar që nga marrja e mandatit të të parit të kësaj komune. Megjithkëtë ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë drejtori i dëgjueshëm i Bulliqit

    Gazeta Insajderi

    Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqi, të markën e 2 gushtit. Që nga qeverisja e Vetëvendosjes, në Llap në krye me Shpejtim Bulliqit, Mulliqi është drejtori i tretë në listën e të shkarkuarve.

    Gazeta Insajderi, kishte raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e Mulliqi, shkak i të cilit u bë rrënimi i objekteve pa leje, në fshatin Orllan.

    Përmes një postimi në Facebook, Mulliqi konfirmoi shkarkimin e tij, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’a mbrojtur zonën e fshatit Orllan dhe jo vetëm.

    “Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje! Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA”.

    “Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz.Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!”, shkroi ai.

    Por, shkarkimet në këtë drejtori janë të njohura nga i pari i kësaj komunë. Fatin e njëjti sikurse pasardhësi i tij, e kishte edhe Bedri Maçastena.

    Me vendim të kryetarit Shpejtim Bulliqi, Maçastena ishte emëruar drejtor i Inspeksionit në Podujevë më 19 prill 2021.  

    Maçastena ishte shkarkuar nga Bulliqi, për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”. Kështu, ai rendite i dytë në listën e drejtorëve të shkarkuar.

    Pas shkarkimit të fundit në këtë dikaster që dikur e drejtonte vet, Macastena kërkoi një sqarim nga kryetari Bulliqi, lidhur me matjen e performancës se zyrtarëve në komunë.

    “Komuna e Podujevës duhet të jap menjëherë sqarime nëse performanca e punës ka filluar të matet me nënshtrim dhe ndëgjueshmëri. Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po del të jetë problematike për kryetarin e kësaj komune. Ai nuk po mund të “rahatohet” për të tretën herë me ngarkesa e shkarkesa, pasi që personi i tretë me radhë shkarkohet në harkun e një viti kohor”, ka shkruar Maqastena.

    I pari drejtor që nuk po i shkonte për shtati kryetarit Shpejtim Bulliqin për drejtimin e pozitës së drejtorit të Inspeksionit, ishte Ajet Potera, ish-kandidatë për kryetar komune nga Vetëvendosje.

    Vetëm pesë muaj pas marrjes së mandatit të parë Bulliqi liroi nga detyra Ajet Poterën.

    Pakënaqësitë  ndaj vendimeve të Bulliqi, Potera i risjell me një reagim pas shkarkimit të Besnik Mulliqit.

    Ish-drejtorit i Inspeksionit në komunën e Podujevës, Ajet Potera tha se ish-drejtorët e këtij dikasteri kanë parë gjithmonë vendimmarrjet e ligjshme e jashtëligjshme të drejtorive dhe të kryetarit por ka hasur në vesh të shurdhër.

    “Unë, Bedri Maqastena e Besnik Mulliqi e dimë të vërtetën, por ka hasur në vesh të shurdhër të organeve të drejtësisë. Drejtoria e Inspeksionit është drejtoria që i sheh më së mirë vendimmarrjen në nivelin Komunal. Kjo Drejtori e has në terren çdo vendim me shkrim apo pa të, bazuar në ligj apo jashtëligjshëm të drejtorive dhe Kryetarit”, ka shkruar Potera.

    Tutje, Potera kërkoi auditim e hetim lidhur me vendimet që janë marrë në këtë drejtorit. Sipas tij, nëse fajtorë dalin ish-drejtorët të dënohen por në rast se fajtor del Bulliqi edhe ai duhet të dënohet.

    “Unë mendoj se duhet bërë auditimi e hetim i prokurorisë për këto raste! Nëse dalim NE ish Drejtorët fajtorë të dënohemi. Nëse ai atëherë ai duhet të merr dënimin. Nuk bënë më të vazhdon kështu duhet të zbardhur e vërteta në këtë dikastere. Qytetarët e kësaj Komune e meritojnë të vërtetën!”, ka shkruar Potera.

    Se kjo drejtori është pozitë “problematike” për këdo që synon ta drejtoj, e dëshmojnë përplasjet e Bulliqti me tre drejtorët e shkarkuar. Megjithëkëtë ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë drejtori i dëgjueshëm i Bulliqit.

    Cilët drejtorë dhanë dorëheqje gjatë mandatit të Bulliqit?                                                            

    Në mandatin e parë të Shpejtim Bulliqit në krye të komunës Podujevës dha dorëheqje Egzona Mustafa nga drejtoria e Shëndetësisë.

    Kurse, në prill të këtij viti ishte Bahrije Shatrolli–Mehmti, e cila pati dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.

    Vetëm një ditë pas shkarkimi të kryeinspektorit Besnik Mulliqi, dorëheqje ka dhënë pranë zyrës së kryetarit sot edhe drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark