×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Luli nuk ndalet, kërcënon “tradhtarët”: Mundet të ketë edhe akte më të rënda

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka kërcënuar me mundësinë e ndërmarrjes së akteve më të rënda nga “dikush tjetër” ndaj futbollistëve të cilët largohen nga Kosova për të përfaqësuar kombëtare të tjera në futboll, përfshirë Kombëtaren Shqiptare.

    Berisha, i njohur me nofkën “Luli”, ka thënë të dielën se “Dardanët” nuk do t’i harrojnë futbollistët që, sipas tij, “tradhtojnë” përfaqësuesen e Kosovës.

    “E kam potencuar që Kosova nuk harron, edhe besom që nuk ka për të harru. Do të thotë, ndoshta me një moment, do të vijë dikush më i ashpër se unë dhe ka për të ndërmarrë akte edhe më të rënda për ata lojtarë që e tradhtojnë vendin”, ka deklaruar “Luli”.

    Reagimet e “Lulit” vijnë pas largimit nga Kosova drejt Shqipërisë të dy futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova: Medon Berishës, të ekipit italian Lecce dhe Adrion Pajazitit të skuadrës angleze Fulham.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark