×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lumir Abdixhiku i shkon në shtëpi kaligrafistit të Deklaratës së Pavarësisë

    Insajderi
    17 February 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ditëlindjen e shtetit i ka shkruar në shtëpi Shyqri Nimanit, kaligrafistit të Deklaratës së Pavarësisë.

    “Plot 16 orë ia kishte dedikuar bukurshkrimit të dokumentit më të rëndësishëm të Kosovës, të aktit themeltar të shtetit, Deklaratës së Pavarësisë. Krahas veprimtarisë së bujshme artistike, me një jetë në shërbim të artit e kulturës, artisti i madh profesor Shyqri Nimani e cilëson një nga momentet më të rëndësishme përzgjedhjen si kaligrafist i Deklaratës së Pavarësisë”, shkruan Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

    Në vizitë ai ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën.

    “I shpreha mirënjohjen jo vetëm për artin e pavarësisë, por për gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme artistike dhe veprimtarinë jetësore në shërbim të Kosovës. Me dorëshkrim të njeriut të Deklaratës, mora dhuratë dhe librat e tij. Një kujtim i jashtëzakonshëm nga profesori”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark