×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lushtaku: Me qeverisjen Kurti po rikthehen strukturat e ish-regjimit

    Insajderi
    07 August 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se Qeveria Kurti përmes manipulimeve u mundua ta fsheh të kaluarën e Radojica Radomiroviq, i emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

    Por, sipas tij vet Radomiroviq, e ka pranuar se ka qenë ushtari i Serbisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

    “Nostalgjinë e tyre për Serbi e Jugosllavi mundohen ta fshehin me manipulime. Pushteti lëshoi një informatë që zv.ministri Radomiroviq nuk kishte shërbyer në ushtrinë kriminale të Serbisë, por këtë e demantoi vetë personi – Radomiroviq duke pohuar se ka qenë ushtar i Milloshit. Me qeverisjen Kurti me të vërtetë po rikthehet struktura e ish regjimit kriminal. Me gjasë do të vijnë edhe shumë të tjerë në Kosovë duke parë privilegjet qe po ua ofron zemërgjëri – Kurti”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark