×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    “Ma përpara e fotografoj Vuçiqin se juve”, tensionohet situata në Federatën e Futbollit

    Insajderi
    26 December 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasiqë Federata e Futbollit të Kosovës nuk plotësoi kushtet që klubet e saj të përfitojnë nga ligji për sponsorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, disa nga kryesusit e klubeve të Superligës shkuan për takim te kreu i FFK-së. Por, ato nuk u pritën në takim as nga presidenti i FFK-së Agim Ademi e as nga ndonjë zyrtar tjetër.

    Siç raportohet klubet që kanë munguar për takim janë Ballkani, Llapi e Gjilani. Kohët e fundit këto klub kanë krijuar afërsi me Federatën. Derisa, klubet e tjera nuk kanë munguar.

    Njëri nga kryetarët e klubeve të Superligës që kishte shkuar për takim ishte edhe ai i Trepça ’89, Abedin Zeka.

    Në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, Zeka ka dhënë detaje nga situata e tensionuar që ishte ditën e shtunë në Federatën e Futbollit.

    Sipas Zekës, punëtori kujdestar i Federatës i kishte ofenduar rëndë krerët e klubeve të Superligës, duke i krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Punëtori i Federatës që merr pare prej neve, e ka lut Remzi Ejupi me na bë një foto që me pas si dëshmi. Ai i kish thanë Remzi Ejupit, ma përpara e fotografojë Vuçiqin se sa juve! Ka qenë punëtori kujdestar i Federatës” – tha Zeka.

    Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës nuk i ka plotësuar kushtet që klubet e saj të përfitojnë nga ligji për sponsorizim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS).

    Siç raporton Nacionale Agim Ademi ka tentuar mashtrimin duke ofruar certifikatën e vizës në vend të certifikatës origjinale të gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark