×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Majlinda Kelmendin s’ka kush e pret në Aeroport

    Insajderi
    10 February 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesja e medaljes së artë në Paris, xhudistja Majlinda Kelmendi ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës sot gjatë ditës por askush nuk ka qenë aty për t’i uruar mirëseardhje.

    Edhe pse të gjithë përfaqësuesit në Qeveri, Parlament e institucione të tjera kanë lartësuar fitoren e Majlinda Kelmendit për të tretin vit radhazi, asnjë nga ta nuk e ka marrë mundin ta pres kampionen.

    Por kjo për Kelmendin nuk ka fare rëndësi.

    “Nuk jam duke u marrë me atë se apo del me më prit dikush apo j. E kam garën time, karrierën time dhe jam e fokusuar në atë, kështu që kush dëshiron me dalë del kush nuk dëshiron është punë e tyre”, ka thënë Kelmendi, për Klan Kosova.

    Megjithatë sipas xhudistes nga Peja, është e pa moralshme që emri i saj të përdoret për të bërë famë për vete në kurriz të saj. Ka kritikuar në veçanti televizionin publik, raporton Insajderi.

    “Kur është për me u lavdërua krejt kanë qejf, kur po i sjellim Kosovës medalje të mëdha jo të gjithë po kanë qejf me ardhë. Sidomos televizioni shtetëror. Në gara të tilla së bashku me xhudistët vijnë edhe kamerat e televizioneve publike, po këta as në aeroport nuk dalin. S’po di qa me thënë”, ka thënë Kelmendi, raporton Insajderi.

    E trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, është treguar satirik kur ka folur për injorimin që i është bërë nga institucionet.

    “Ndoshta këto sukseset e xhudos pak e kanë lodhur  spektrin institucional të sportit sepse me të vërtetë në këto 3-4 vite kemi pasur shumë medalje dhe shumë suksese”, ka thënë Kuka.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark