×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Majmunë të zi”, Kompany denoncoi, Lukaku: Veproni, ju dh*efsha në hashtage

    Insajderi
    20 December 2021 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Racizmi vazhdon të prekë futbollin dhe së fundmi ka pasur akuza nga Belgjika, pas ndeshjes mes Club Brugge dhe Anderlecht. Trajneri i skuadrës mike, Vincent Kompany, u shfaq shumë i zhgënjyer për ofendimet e marra.

    “Jam i mërzitur, rezultati është i parëndësishëm. Po shkoj në shtëpi i mërzitur nga çdo gjë. Ata bërtitën ‘majmunë të zi’ gjatë ndeshjes. Këto janë gjëra që e kam të vështirë t’i kapërdij.

    Gjithmonë ka diçka të tillë për të thënë për ne, edhe pse jemi shumë njerëz që kemi dhënë shumë për këtë vend. Ata vijnë këtu vetëm për të luajtur futboll. Nuk dua të futem në konflikt, por kështu ndihem.

    Thjesht dua të shkoj në shtëpi dhe të kaloj kohë me njerëzit që janë të rëndësishëm për mua”, tha për “Eleven Sports” trajneri i Anderlecht, të cilit i ka dalë në krah sulmuesi i Chelsea dhe Belgjikës, Romelo Lukaku.

    Aika një mesazh për ligën në Belgjikë dhe në rrjetet sociale shkruan: “Pro League, shpresoj të veproni tani! Një ikonë si Vincent Kompany që ofendohet për ngjyrën e lëkurës së tij… Mjaft, u mbush kupa. Të dhjefsha ty dhe hashtaget e tua! Koha për veprime reale”. / oversport.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark