×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Manastiri i Spilesë në Gjirokastër

    Insajderi
    12 September 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kisha e Manastirit të “Shën Mërisë” (Spile), rreth 20 km nga Gjirokastra, është Monument Kulture Kategoria I. Sot është festa e saj, e cila mbledh besimtarë të shumtë si dhe vizitorë.

    Kisha daton rreth vitit 1630. Sipas të banorëve të fshatit, Manastiri i Spilesë është ndërtuar nga Arhondët, të pasurit e Saraqinishtës. Manastiri është një kompleks banesash në formë “sarajesh” me rreth 40 dhoma dhe banorët i këndonin dhe e përshkruanin me këngë:

    “Manastiri oda oda

    Theri 22 zoga

    20 jashtë e 20 brenda

    40 kandile ergjenda”

    Në këtë manastir në çdo 8 shtator mblidheshin fshatarë nga gjithë krahina, po dhe nga Senica e Shën Vasil i Sarandës, nga Maleshova e Zagorie etj., ndaj dhe sot Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, uron gjithë banorët e zonës por edhe ata që i duan këto vlera arkitekturore e fetare. /konica.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark