×
  • Sport
  • Sport

    Mancheseter City triumfon kundër Young Boys – Haaland shënon dy gola

    Insajderi
    07 November 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 3:0 kundër ekipit zviceran, Young Boys, në stadiumin “Etihad”.

    Erling Haaland hapi serinë e golave në minutën e 23-të kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

    Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për anglezët.

    Gjashtë minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, Erling Haaland shënoi supergol për epilogun final të takimit.

    Manchester City është në pozitën e parë në Grupin G me 12 pikë, tri më shumë se Leipzig.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark