Marka e njohur sportive daneze ka prezantuar fanellën e tretë të Kombëtares së Danimarkës për Kupën e Botës në Katar.
Kjo fanellë është me ngjyrë të zezë, në nderim të punëtorëve që vdiqën gjatë ndërtimit të stadiumeve në këtë shtet.
“E zezë, ngjyrë e zisë. Edhe pse ne mbështesim Danimarkën, kjo nderon mijëra jetë njerëzish të humbura gjatë punimeve”, shkruan kompania daneze në “Instagram”.
Ndryshe, Katari ka marrë kritika të shumta për torturimin e punëtorëve gjatë ndërtimeve të stadiumeve për botërorin e këtij viti, transmeton frontonline.
Kupa e Botës nis më 20 nëntor dhe mbyllet më 18 dhjetor.