×
Insajderi

Mashtruan gjatë shitjes së veturës, arrestohen tre persona

Insajderi
18 October 2022 - 14:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim gjatë shitjtës se veturës.

“Menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre personave të dyshuar F.K. (58), SH.H. (37) dhe M. A. (31), që të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftoj policia.

Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi fillimisht është kryer nga i dyshuari F.K, me të cilin ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale për shitblerjen e automjetit të tipit Audi, për të cilin i dyshuari nuk ka paguar dhe të njëjtin e ka shitur te SH.H. Automjeti i njëjtë, më pas i është shitur të dyshuarit të tretë M.A.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat, mashtrim dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark