×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet edicioni i 13-të i Festivalit të Komedisë “Mittrixfest”

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali Tradicional i Komedisë filloi edicionin e tij të 13-të.

    Duke filluar nga mbrëmë, Festivali Tradicional i Komedis “Mittrixfest”, filloi aktivitetet e këtij edicioni të cilat do të vazhdojnë edhe për 6 ditë të tjera, duke bërë që Mitrovica të frymojë me art dhe kulturë.

    Programi i sivjetëm:

    6 shfaqje / komedi teatrale të cilat janë në garë për çmimet që do t’i ndajë juria profesionale;

    Ekspozitë e pikturave nga fëmijët me autizëm;

    5 vizita turistike – promovim i qytetit dhe i trashëgimisë kulturore;

    5 punëtori nga njohës të fushës së teatrit;

    7 mbrëmje muzikore.

    Aktivitetet fillojnë çdo natë deri me 8 tetor, ora 19:30, në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës.

    MKRS vazhdon të jetë një nga mbështetësit kryesorë të këtij edicioni të Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark