×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe u kap nga kamerat duke qeshur me Donnarummën, me “mikëpritje” që i bënë tifozët e Milan!

    Insajderi
    08 November 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e Milanit prisnin me padurim që Gianuligi Donnarumma të kthehej në San Siro. Ata e pritën në ndeshjen e javës së 4-të të Champions League dhe patën mundësinë të hakmerren, gjë që në fund e bënë.

    Sapo doli për nxehje, portieri u prit me fishkëllima të mëdha, që ishte një tregues i ferrit që do të kalonte gjatë ndeshjes. Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të.

    Në atë moment, kamerat kanë kapur edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është solidarizuar me shokun e skuadrës, përkundrazi, ishte duke qeshur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark