Mbrojtësi 19-vjeçar, Albian Hajdari, është ftuar nga përfaqësuesja U21 e Zvicrës. Pasi Ardon Jashari u ftua nga Zvicra A dhe Beqir Omeragiq do të mungojë po ashtu, selektori i U21 të Zvicrës, Patrick Rahmen, ftoi të hënën Hajdarin dhe Serge Muellerin.
Shpresat e Zvicrës luajnë miqësore me Japoninë dhe Norvegjinë.
Hajdari fillimisht u ftua nga Zvicra U20 dhe tani grumbullohet me U21.
Hajdari është lojtar i Juventusit, por i huazuar te Lugano e Superligës së Zvicrës. Ai ka luajtur për U16 e U17 të Zvicrës.