Kongresi i 38-të i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) ka përfunduar me aktivitetet e ditës së dielë.
Në këtë kongres, i cili u mbajt në Arnhem të Holandës, ku po zhvillohet edhe Kampionati Botëror i volejbollit për femra, morën pjesë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.
Gjinovci dhe Nikqi këtë kongres shfrytëzuan për takime me federata të tjera, me të cilat tash është krijuar një urë lidhëse komunikimi, dhe gjithashtu me stafin e FIVB-së, me të cilin është diskutuar për projekte të rëndësishme në të ardhmen.