×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbyllet përkohësisht çështja Juventus-Suarez, prokuroria jep verdiktin e saj

    Insajderi
    14 December 2021 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbyllur përkohësisht çështja “Suarez” nga Prokuroria Federale Italiane për skandalin e ndodhur më shumë se një vit më parë për provimin e gjuhës italiane.

    Prokuroria dha një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se nuk janë shfaqur mjaftueshëm elementë për të vërtetuar një sjellje të paligjshme nga ana e Zonjës së Vjetër.

    Si rrjedhojë, çështja nuk do të gjykohet në këtë fazë që është, por në rast se do të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë do të rihapet sërish. Kështu, Juventusi momentalisht ka dalë i pastër nga kjo çështje.

    Megjithatë, vendimi ishte diçka e pritshme pasi më parë, vetë Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina tha se mungojnë provat për të dhënë një gjykim përfundimtar mbi çështjen. Gjithasesi, Gravina nuk e përjashtoi mundësinë e një hetimi shtesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark