Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjetë Slavia Pragës dhe Ballkanit, që po zhvillohet në stadiumin “Eden Park”, shkruan Insajderi.
Gjithçka nisi mirë për skuadrën kampione të Kosovës, duke shënuar të parët.
Golin e parë e shënoi sulmuesi Ermal Krasniqi pas një super aksioni të Ballkanit për rezultatin 0:1, në minutën e 23.
Ndërsa, tre minuta më vonë Slavia barazoi pasi portieri Stivi Frashëri e dërgoi topin në rrjetën e portës së vetë për 1:1.
Megjithatë, skuadra e Ilir Dajës riktheu epërsinë pas gjashtë minutave, kur Meriton Korenica shënoi super gol për rezultatin 1:2.
Skuadra çeke nuk u dorëzua duke sulmuar pa rreshtur portën e Ballkanit.
Slavia Praga arriti të barazojë rezultatin dhe po ashtu të kalojë në epërsinë për herë të parë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:2. /Insajderi/