×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Më kërcënoi dhe sulmoi”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që ekzekutoi shokun e tij në Greqi

    Insajderi
    14 July 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është zbardhur dëshmia e 45 -vjeçarit me origjinë shqiptare që qëlloi dhe vrau 50-vjeçarin shqiptar, mesditën e së enjtes, jashtë karburantit në zonën e Analipsit në Selanik.

    “Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, ka thënë autori, shkruan protothema.gr

    45 vjeçari u vetëdorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe ku ka lënë armën që ka përdorur për të vrarë shokun e tij.

    Në videon e publikuar nga mediet greke, viktima shihet duke debatuar me autorin dhe më pas tenton ta godasë. Më pas, 45 -vjeçari e qëllon nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark