“Unë komentova dhe e pëlqeva një postim të PDK-së, në ora 5 më thanë je i pushuar nga puna”, kështu e filloi rrëfimin e tij, punëtori i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë për Gazetën Insajderi.
Amnor Shabani, punëtor i kësaj kompanie raportoi tek Gazeta Insajderi një kërcënim që sipas tij i erdhi nga kryeshefi i kompanisë “Uniteti”, Gazmend Morina.
Duke ditur që gjendja me vërshimet sikurse në Mitrovicë e qytete të tjera ishte alaramente, me tu kthyer nga puna Shabani tha se mori një telefonatë nga një person i panjohur.
Krejt kjo pasi ajo telefonatë nuk kishte të ekspozuar numrin e as emrin e personit përkatës.
“Rreth orës 5 , sot kom punu si gjithë e kom kry terrenin se ka pasë vërshime në Mitrovicë, jam kon me marr çikën prej shkolle me telefonuan numrat me thanë numri pa emër pa numër, tha ej kush je ti që i komenton PDK-së thash aj o problemi jem, jo tha Gazmend Morina prej nesër je i suspenduar prej pune”, tha Shabani për Insajderin.
Shabani tha se teksa ka komentuar në një postim një profil i quajtur “Alb Kosova” e ka etiketuar atë edhe pas 30 minutash e ka marrë telefomnatën se është pushuar nga puna.
Kjo sipas tij nuk është hera e parë, kjo pasi ai shtoi se shumë herë është detyruar edhe të nënshkruaj dokumente pa e ditur se për çka bëhet fjalë në to.
Personat që ai tha se e detyronin ishin kryesia e “Unitetit”, e përbërë nga Gazmend Morina, Linda Haxhimehmeti dhe Ylber Murtezaj.
“Edhe qaj, Alb Kosova më ka bo tag e mas 30 minutave pas ati komenti menjëherë mkan telefonu. Telefonata su kanë e rreme, e vërtete është, Gazmendi tha e ka jep urdhërin, mka blloku Gazi me numër me facebook, me telefon t’djalit, se qel hic. Nuk është hera e parë, m’kan shti me nënshkru dokumente me zor pa e ditë kurrë çka janë. Aj me Linda Haxhimehmti dhe Ylber Murtezaj edhe Ggoni i drenasit është aj, u ardh këtu e kan pru, me zor mkan shti, i kam pyet çka janë këto mkan than kurgjo so rrezik. para 5 muajve më ka ndodh njëjt me një koment tjetër, unë komentoj ku du është personale”, tha ai për Insajderin.

Shabani rrëfen se suspendimi nga puna do t’i sjellë shumë probleme financiare në të ardhmen. Ai thotë se ka kushte të rënda në shtëpi dhe mbante pesë antarë të familjes me rrogën që merrte nga kompania “Uniteti”.
“Jom hi 15 vjet n’punë, kushtet si kom pas. Aj po bon hajgare me punëtorë. Jam edhe në kredi, nuk i kam kushtet me atë rrogë i kam mbajt familjen. S’më ka mbet sen tjetër veç me dalë me lyp kush të bon rahmet me mua.
Versioni i kryeshefit të KRM “Uniteti”
Për këtë rast, përmes një postimi në facebook ka reaguar edhe kryeshefi i kompanisë “Uniteti”, Gazmend Morina.
Sipas tij, postimin e publikuar nga profili i Shabanit e ka përgatitur kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai shkroi se Shabani nuk është pushuar nga puna por të njëjtit i është ndërruar terreni i punës së tij përkohësisht.
“Nuk e ka larguar askush nga puna, por vetem terreni iu ka nderru dy punetoreve perkohesisht me vendim per shkak te vershimeve dhe situates emergjente qe eshte paraqit ne terren”, ka shkruar ai në facebook.
Morina gjithashtu shtoi se ai nuk e ka telefonuar e as kërcënuar puntorin, për këtë ai thotë se është i gatshëm edhe të jap dorëheqje nëse kjo rezulton si e vërtetë.
“Jo kercenim, por vetem nese e kam thirr une ne telefon ne 6 muajt e fundit, duke perfshire edhe soten, neser jap dorëheqje nga pozita e Kryeshefit”, ka shkruar Morina.
Postimi i plotë:
