×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Me VV-në buka 31 cent”, Kurti pyetet për çmimet e larta

    Insajderi
    30 March 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti është pyetur për çmimet e larta dhe për premtimet e tij se me VV-në buka do të bëhet 31 cent.

    Kurti, në Rubikon në Klan Kosova, tha për ligjin e vendosjes së çmimit tavan tha se opozita nuk po e dërgon në Kushtetuese.

    “Ju folët për çmimet e ngritura, po ta kishim ligjin për tavanin e çmimeve që nuk qohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç dihet, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta. Le të jetë aspekti normativ dhe i dobisë, nëse ankohemi për çmime të larta kemi një ligj që po pret të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për t’ju vënë tavanin këtyre çmimeve. Po të ishte ky ligj të fuqi pasi ka shumë ligje që opozita nuk i qon në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh Kurti.

    Kurti kur ishte në opozitë kishte thënë se se me ardhjen e partisë së tij në pushtet, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa luksi do të shtrenjtohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark