×
  • Sport
  • Sport

    Mediat gjermane shkruajnë se ISIS sulmoi Dortmundin

    Insajderi
    12 April 2017 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane ka dalë në një konferencë për shtyp pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

    Ata kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.

    Kurse, sipas mediave gjermane, letra përmbante shkrimin “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit”, por nuk jepen detaje të tjera.

    Sipas mediave gjermane dyshohet se sulmi është kryer nga të ashtuquajturit Shteti Islamin.

    Ekipi i Borussia Dortmundit derisa po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” është tronditur pas shpërthimit të tri bombave.

    Nga ky shpërthim më së keqi e ka pësuar mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë, derisa ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për sonte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark