×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Menjëherë pas vdekjes së saj, ndodh e papritura me një nga këngët e Tina Turner

    Insajderi
    26 May 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kënga e Tina Turner “What’s Love Got To Do With It” e cila është publikuar në vitin 1984, ka arritur vendin e parë në tabelën e ‘iTunes’ në SHBA.

    Mbretëresha e Rock ‘n’n Roll-it  e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare rreth dy ditë më parë, ka gjithashtu në tabelë dhe tre albumet e saj “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë në listën e albumeve në iTunes.

    Videot muzikore për “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të klikuara në platformë.

    Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers. “What’s Love Got To Do With It” u publikua si single i tretë nga “Private Dancer”, i cili debutoi më 29 maj 1984.

    Hiti “What’s Love Got To Do with It” u emërua si kënga dhe si rekordi i vitit gjatë 27-të vjetorit të çmimeve “Grammy”. Turner mori gjithashtu çmimin për performancën më të mirë vokale pop gjatë ceremonisë. Po e njëjta këngë u nominua në “Grammy Hall of Fame” në vitin 2012.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark